Analisti Shpëtim Nazarko është përfshirë në diskutim me ish-deputetin e LSI-së, Përparim Spahiu në emisionin “360 Gradë”, në RTV Ora.

Nazarko i drejtohet Spahiut duke i thënë se me ligjin '7501', deputetët i morën tokat nga përdorim që iu ishin lënë, në përvetësim.

Pjesë nga diskutimi: 

Nazarko: 7501 ishte një ligj gjenial. Ai komunisti qelbanik që quhet Ramiz Alia, po që ishte shumë herë më politika se të gjithë ju bashkë, ju tha që ju kemi vjedhur pronat për 15 vjet po unë nuk jua kthej dot për dy ditë sepse disa i kam zënë. Mbajeni këtë ligjin 7501 në përdorim, jo të veni të nesërmen ta përlani, nga përdorim në përvetësim. Ju deputetët e popullit të LSI-së, të PS-së, të PD-së.

Malaj: Edhe mua më kritikon dhe e mirëkuptoj.

Spahiu: Tani do të zgjidhi ky.

Nazarko: Atij i ka dhënë besimin populli dhe pas 4 vjetësh i japin një shqelm dhe e çon me të tjerë.

Spahiu: Besimin ja dhanë në 2013.

Nazarko: Në 2013 votat i numëruat ju more zotëri, apo do bëni si ai ministri atëherë që thoshte mi vodhën këta.


/Ora News.tv/