NATO rikthen shpresën në Kuçovë, Ora News në bazën ajrore

NATO rikthen shpresën në Kuçovë, Ora News në

"Themi se kemi shpresë të nda ndryshojë një çikë".

Kështu është ndezur shpresa e banorëve të kucovës menjëherë sapo kanë mësuar lajmin e ndërtimit të të vetmes bazë ushtarke për ballkanin nga NATO. Jo vetëm që e kanë kuptuar se bëhet fjalë për një lajm të madh por ata e shohin si një mundësi punësimi dhe kushte më të mira jetese. Qytetarët thonë se për shumë vite janë lënë në harresë dhe kushtet ekonomike të tyre nuk janë fort të mira. Por ky investim, vlera e të cilit kap 50 milionë euro, i bën ata optimistë.

Banor: Mundet të punësohen një pjesë. Është perspektivë e madhe.

Nxjerrja dhe përpunimi i naftës, Uzina e Riparimit të Avionëve dhe prezenca e një sërë ndërmarrjesh të tjera e listonin Kucovën si një ndër qytetet më të zhvilluara deri në fillim të vitit 1990. Shumë prej banorëve shprehin nostalgji për atë periudhë dhe shpresojnë që projekti i NATO-s, të ripërtërijë ekonominë.

Banor: Një qytet që ka pasur shumë punë. 

Tre ditë pas lajmit të njoftuar nga Kryeministri Edi Rama, Ora News shkoi pranë vendit ku do të ndërtohet baza më e re ushtarake e NATO-S

Pranë Aviacionit të Kuçovës, që do administrohet nga NATO, gjithçka është e qetë dhe lajmi qarkullon dhe ndër radhët e punonjësve ushtarak, por askush nuk pranon të flas përpara kamerave në lidhje me këtë projekt të rëndësishëm jo vetëm për Kuçovën, por gjithë vendin dhe rajonin

Ndërsa, ish-Komandanti i Bazës Ajrore të Kuçovës, gjatë viteve 1998-2001, Epaminonda Tupa, piloti që ka fluturuar në këtë aerodrom për 35-vjet tregon se kjo bazë ka kryer shumë funksione si mbrojtjen e hapësirës ajrore, mbrojtjen e vendit dhe kualifikimin e pilotëve të rinj që më pas kalonin në bazat e tjera.

Tupa: Në këtë bazë kanë ardhur të gjithë pilotët. Janë kualifikuar specialistë, teknikë. Me kalimin e kohës është ngritur uzina e aviacionit ku ka kryer riparime kapitale të avionit. 

Ish-Komandanti i Bazës Ajrore të Kuçovës shprehet se degradimi nisi në vitet ‘90 ku arsyeja kryesore ishte ajo e mungesës së buxhetit.

Tupa: Pas viteve '90 ka filluar degradimi për arsye buxhetore. Koha e sotme po e rigjallëron këtë bazë.

Ai thotë se Kuçova zgjohej dhe flinte me zhurmat e avionëve dhe si shume të tjerë shpreson se ky investim do të zgjojë po ashtu edhe ekonominë e këtij qyteti.

EMISIONET