"Një shkëmb hapësinor mund të bjerë në Tokë në vitin 2135 sepse anija e NASA, e projektuar për të mbrojtur planetin tonë nuk do jetë në gjendje ta shmangë", paralajmërojnë shkencëtarët.

Mendohet se pajisja e NASA është aq e fortë sa të largojë shkëmbinjtë e mëdhenj, në mënyrë që të mos rrëzohen në Tokë por duket se këtë herë do jetë ndryshe.

Shkencëtarët kanë njoftuar se pajisja mund ti shkatërrojë me bomba bërthamore, por nuk sugjerohet pasi mund të sjellë pasoja shkatërruese.

Kirsten Howley, një fizikant në Laboratorin Kombëtar tha se duke përdorur pajisjen e vogël mund të ndodhin ngjarje të tmerrshme në Tokë.

Asteroidi Bennu mendohet të vijë drejt Tokës në vitin 2135 dhe shkencëtarët kanë nisur të punojnë për të gjetur një mënyrë parandaluese.

/Ora News.tv/