Napoli, studentja me sindromën Down, diplomohet me notën maksimale

Napoli, studentja me sindromën Down, diplomohet me notën maksimale

Giulia Sauro është 33 vjeç dhe vuan nga sindroma down, shkruan tgcom

Sëmundja e saj nuk e pengoi dot dhe Giulia me forcë dhe vendosmëri ia doli të përfundoi studimet universitare dhe u diplomua për "Shkenca Politike" në Universitetin e Napolit me maksimumin e pikëve.

Kënaqësi e madhe për të dhe familjen e saj. Pas diplomimit, vajza takoi kryebashkiakun e Napolit Luigi de Magistris dhe guvernatorin e provincës Vincenzo De Luca.

"Giulia Sauro është një vajzë e jashtëzakonshme dhe ishte diçka shumë e bukur ta takoja sot bashkë me prindërit e saj.

 Giulia është shembulli i inteligjencës, forcës, vullnetit dhe kurajos: është studentja e parë me sindromën down e diplomuar për shkenca politike, me pikë maksimale madje. Urime!", shkroi guvernatori De Luca në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa kryebashkiaku de Magistris nënvizoi gjatë takimit se "Giulia është rasti i tretë në Itali i personave down e cila merr titullin akademik".

Giulia u diplomua me tezën mbi "Revolucionin francez me Luigi Mascilli Migliorini.

Në rrugën e saj universitare, ajo u mbështet nga projekti "Të gjithë të barabartë", në të cilin vajza mori pjesë duke arritur të fitojë edhe një bursë studimi.

Pas diplomës në gjimnaz, Giulia donte me çdo kusht të vazhdonte studimet.

Ndërmori një hap aspak të lehtë, por falë mbështetjes së universitetit dhe mbi të gjitha, të familjes së saj, ia doli të arrijë rezultate të shkëlqyera.

"Jam i emocionuar. Për vajzën time ishte një përfundim i mrekullueshëm, të cilin e arriti falë vendosmërisë së saj, por që u bë e mundur edhe nga gadishmëria e universitetit", u shpreh babai i Gulias.

"Shpresa jonë është që të mund të gjejë një punë, jo për arsye ekonomike, por për t'i dhënë një kuptim impenjimit të Giulias për gjatë gjithë këtyre viteve", përfundon ai.

EMISIONET