Naby Keita: Fanella e Liverpool-it "lëkura" ime e dytë, kopjoj Iniestën por admiroj ...

Naby Keita: Fanella e Liverpool-it "lëkura" ime e dytë,

Me një ëndërr për të luajtur të paktën një herë të vetme në "Anfield Road" , idhull Andres Iniesta dhe admironte mesfushorin portugez Deco. Kaq mjafton për të njohur më tepër mesfushorin më të ri të Liverpool-it, Naby Keita.

Në një rrëfim për "The Guardian" guinezi zbuloi dashurinë e tij që në vogëli për këtë stemë, numri që mbante në shpinë si dhe takimin e parë me ikonën e këtij klubi, Steven Gerrard.  

"Që kur nënshkrova për Liverpool-in babai im më ka folur shumë për atë dhe se si e kam dashur këtë klub."- thotë Keita. "Si një fëmijë ne luanim në rrugë, ndërkohë që unë mbaja veshur një fanellë të Liverpool-it. Ai e kishte atë dashuri për Liverpool-in që kur unë isha 11 ose 12 vjeç. Isha një mesfushor dhe unë po luaja me fanellën e Steven Gerrard, pasi lëvizja si ai kur luaja.

"Lojtari im i preferuar në përgjithësi do të ishte Iniesta. Asisti i tij, natyrisht, aftësia e tij të magjeps. E di që ai nuk dihet për forcën e tij, por kjo është diçka që unë e kam shtuar në lojën time, edhe nëse ai nuk është një nga tiparet e tij. Mendoj se është një mesfushor fantastik. Por unë gjithmonë kam admiruar Deco shumë. Ishte qesharake sepse babai im e donte Deco si një lojtar. Madje ai më ka thirrur gjithmonë Deco në shtëpi.

"Sa i përket numrit në fanellë, numri tetë ishin gjithmonë numri që vishja në fëmijërinë time",-
vazhdon mesfushori. "Është edhe numri i babait tim kur ai luajti futboll, kështu që është i veçantë për mua. Ai nuk ishte me fat për të luajtur si profesionist, por ai luajti për një ekip amator në Conakry. Unë jam i vetëdijshëm se është një numër i madh këtu në Liverpul dhe unë jam shumë i emocionuar që ta vesh atë. Unë e di se ishte numri i Steven, por kjo nuk do të vendos presion shtesë mbi veten time. Ajo që është më e rëndësishme është të kontribuosh për këtë ekip sesa numri në shpinë.

"Unë nuk e dija se Steven do të ishte në Melëood kështu që ishte një tronditje e madhe dhe emocionuese për t'u paraqitur me fanellën që ai ka luajtur. Steven tha: "Të gjithë do të jenë këtu për ju dhe do t'ju ndihmojnë që të  zhvilloheni." Unë jam këtu për të mësuar dhe për t'iu rritur si lojtar ".

"Është e vërtetë se ka pasur ekipe të tjera të përfshira, por një pjesë e madhe e vendimit tim ishte roli i trajnerit",- thotë ai. "Kishim biseda të mira. Fjalët që më foli për këtë projekt vërtet më bindën. Unë mund të shoh se si klubi po zhvillohej dhe fola gjatë me Sadio Mane. Sadio është si një vëlla për mua. Kemi kaluar nëntë muaj tek Salzburg dhe kemi ndërtuar një raport të mirë. Kemi qenë miq të shkëlqyeshëm që nga ajo kohë. Ai më tregoi se çfarë ishte një klub i madh dhe se si ekipi po përparonte dhe kishte potencial të madh. Unë jam dikush që ka një mentalitet fitues të vërtetë. Kam një dëshirë të madhe për të fituar. Kjo është arsyeja pse unë jam agresiv në kuptimin pozitiv në fushë. Mendësia ime e parë kur unë jam në fushë është të mbrohem mirë dhe të mos lejoj askënd të më kaloj. Si një mesfushor, kur ju keni mbyllur gjërat në pjesën mbrojtëse, puna ime është të ofroj topa për sulmuesit, për të krijuar mundësi për ta.

"Unë jam një lojtar i ekipit për ekipin. Qëllimi im afatgjatë ka qenë gjithmonë të luaj futboll në nivelin më të lartë që unë mund të luaja për një klub të madh. Kur kjo është në mendjen tuaj, ju nuk heqin dorë, ju vazhdimisht luftoni dhe luftoni për ta bërë këtë të ndodhë. Por kjo nuk do të thotë që tani jam në një klub të madh dhe do të pushoj dhe do të ndaloj luftimin dhe luftën. Unë jam ende këtu për të njëjtën gjë."- rrëfeu Keita.

Mesfushori nga Guinea ishte "pronotuar" prej një viti nga Liverpool-i, por vetëm pak ditë më parë iu bashkua klubit "The Reds". Kartoni i 23 vjeçarit i kushtoj arkave të klubit anglez plot 52.37 milion paund.

EMISIONET