"Na është shuar drita e diellit mbi shtëpi" vajza e Xhevdet Ferit tregon sëmundjen dhe dëshirën e fundit të atit

"Na është shuar drita e diellit mbi shtëpi" vajza e

Vajza e aktorit të ndjerë Xhevdet Feri, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë, përmes një postimi në facebook, përcolli mirënjohje dhe falenderime për miqtë dhe dashamirësit që iu gjendën pranë në këto moment të vështira.

Ndër rreshta sqaron se shkaku që e ndau nga jeta babain e saj ishte nje insuficience e rende pulmonare

“I provuam te gjitha, pa pishman!” shkruan Bora.

Sa I takon refuzimit të homazheve publike, vajza e tij Bora tregon se ishte plotësim i vullnetit dhe dëshirës së të atit.

Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion.

Postimi i plote

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget.
Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje
semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte.. I provuam te gjitha, pa pishman!

4. Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes - nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla.

Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Me shume mirenjohje e perzemersi.

EMISIONET