Konferenca për Sigurinë në Mynih nis me nënshkrimin historik të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Ambasada amerikane në Gjermani informoi në twitter se ambasadori Richard Grenell hapi konferencën me këtë "nënshkrim historik "

Një marrëveshje e tillë vjen pas marrëveshjes së muajit të kaluar, përmes së cilës është arritur rivendosja e lidhjeve ajrore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.



Bëhet fjalë për nënshkrimin e dy letrave të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Këto marrëveshje, u arritën me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe ambasadori Richard Grenell.

Për palën kosovare marrëveshjet i kanë nënshkruar Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Kurse nga pala serbe, të dy marrëveshjet i ka nënshkruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

/Ora News.tv/