Spitali nr.2 i Urgjencës së Kirurgjisë së përgjithshme në QSUT, pavarësisht ndërhyrjeve pak vite më parë, ende ofron një pamje të papërshtatshme për pacientët. Një qytetar i sapooperuar duhet të kalojë ditët e para pas ndërhyrjes në mes të lagështisë dhe mykyt të dhomave në këtë godinë. 

Muret me lagështi, tavanet po ashtu. Kjo është panorama e spitalit numër 2 të Urgjenceës së Kirurgjisë së Përgjithshme.

Mendohet se pacientët e operuar duhet të qëndrojnë në kushte të larta higjenike për të mos thënë sterile, por këto mjedise duket nuk e ofrojnë këtë.

Të pyetur për RTV Ora qytetarët shprehen se spitalet tona nuk i ofrojnë kushtet njësoj si standardet e BE.

"Kushtet nuk janë aty ku duhet."

"Me mbajt lopët brenda, jo…!"

"Shihe vetë, çfarë të themi ne?!"

"Më keq nuk ka më!"

Spitali numër 2 i Kirurgjisë së Përgjithshme është rikonstruktuar para pak vitesh, ndërkohë që një godinë e re po ndërtohet pak metra më tej pikërisht për kirurgjinë.

Por deri atëherë, të shtruarit në këtë spital do të kalojnë ditët e para pas ndërhyrjeve kirurgjikale në kushte aspak të përshtatshme.

/Ora News.tv/