Rrugëtoi për 3 net me radhë në oborret e banesave karakteristike të Shkodrës. Në vitin e shtatë të tij, ahengu shkodran solli risi, pasi përveçse bashkoi veriun me jugun, nata finale iu kushtua një prej mjeshtrave të ahengut, i ndarë nga jeta pak muaj më parë, Shyqyri Alushit.

I shpallur si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore, ahengu është një organizim që mbi të gjitha synon tu përcillet brezave të rinj, që ta ruajnë dhe trashëgojnë atë.

Ilir Zoga: "Qëllimi ishte që këto këngë të mos vdesin."

Bardhyl Hysa: "Një veçanti për artin dhe muzikën shkodrane."

Edhe për zërat e tij që lëvrojnë këtë muzikë, të interpretosh këto perla është kënaqësi dhe privilegj.

Niki Mjeda: "Është nder dhe kënaqësi bashkë për mua të këndoj këngët, të cilat i kanë performuar të parët tanë."

Mirënjohje ishin dy vlerësime që shkuan për këngëtarin e ndjerë Shyqyri Alushi dhe familjen Salabegu.

Në Shkodrën e artit dhe kulturës ky aktivitet vjen nën kujdesin e qendrës Pjetër Gaci, Bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës.

/Ora News.tv/