Mushkonjat shqetësojnë turistët në plazhin e Tales dhe Shëngjinit

Mushkonjat shqetësojnë turistët në plazhin e Tales dhe

Pushimet në plazhin e Tales dhe të Shëngjinit në Lezhë janë kthyer në një shqetësim për turistët. Pickimet e mushkonjave janë ndër problemet kryesore, dezinfektimi i të cilave nuk është kryer ende, ndonëse jemi thuajse në mes të sezonit veror.

Një vit më parë, zonat turistike të Lezhës u trajtuan që në muajin prill për minimizimin e pranisë së mushkonjave kryesisht në qytet si dhe bregdetin e Talës dhe Shëngjinit.

Por, këtë vit pavarësisht se kemi hyrë në kulmin e sezonit veror dhe Shëngjini ka njohur fluks të lartë vizitorësh, ky proces ende nuk është realizuar, duke sjellë edhe shqetësim për pushuesit në Shëngjin e Tale

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor thotë se janë shpallur tenderat për dezinsektimin e zonës Shkodër Lezhë.

Zoje Zefaj: Janë shpallur tenderat publikisht edhe për zonën Shkodër-Lezhë.

Sezoni veror ka kaluar 1 të tretën e periudhës së tij, ndërsa turistët shpresojnë që pickimet e mushkonjave të mos jenë një shqetësim për periudhën e mbetur të sezonit.

EMISIONET