Murrizi: Pakti i 17 majit është në fuqi, Basha në gjumë letargjik, iku janari

Murrizi: Pakti i 17 majit është në fuqi, Basha në gjumë

Deputeti, Myslim Murrizi, thotë se krerët e dy partive kryesore, Lulzim Basha dhe Edi Rama vazhdojnë të kenë në fuqi paktin e 17 majit 2017.

I ftuar në Rtv Ora, Murrizi thotë se Basha ka rënë në gjumë letargjik.

Murrizi: Ata se kanë prishur paktin që kanë bërë me 17 maj, vazhdojnë të jenë si artista të dy me të njëjtën linjë.Një kauzë ka pasur opozita anti-Ramë, anti-PS: Ndryshimin e këtij sistemi ku përfshihet edhe financimi i partive, depolitizimi i komisionerëve, unë jam për sistem mazhoritar tha ai në nëntor.Marrëveshjen e kanë. Avokatja e Popullit dhe kryetari i KQZ vazhdojnë të jenë në punë falë asaj marrëveshje. Vazhdojnë ta ruajnë qëpallën që kanë bërë. E ke dëgjuar më Bashën të thotë që të ikë Rama pa të bëjmë zgjedhje? Jo. Ka rënë në gjumë letargjik, iku janari.


EMISIONET