Murrizi flet me emra: Ja kush i vodhi votat e PD në 2017!

Murrizi flet me emra: Ja kush i vodhi votat e PD  në 2017!

I ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora deputeti Myslim Murrizi ka bërë llogaritë e votave që i mungojnë PD nga viti 2013 deri në 2017.

Murrizi tha se PD i kanë munguar në vitin 2017, 70 mijë vota, që sipas tij kanë shkuar tek LSI dhe PDIU.

Murrizi: LSI ka pasur 180.470 vota në 2013, 225.975 vota në 2017, PD ka pasur 528.873 në 2013, 456.604, pra PD ka rënë me 70 mijë vota.  70.064 vota ka marrë PDIU-ja në 2017, nga 44.900 që ka psur në 2013. pra 30 mijë vota është ngritur PDIU, dhe 40 mijë LSI, 70 mijë vota, dhe këto 70 mijë vota i mungojnë Partisë Demokratike. 

Duka: Çfarë je duke thënë, që kanë vjedhur këta?

Murrizi: Që edhe këta nuk janë të virgjër.


EMISIONET