Ndonëse sezoni turistik ka nisur prej dy muajsh, kullat e vrojtimit vijojnë të qëndrojnë jashtë funksionit në qytetin e Pogradecit. 

Një situatë e papranueshme duke qenë se ky qytet mbetet një ndër destinacionet e preferuara për turistët. Janë pikërisht këta të fundit të cilët kanë ngritur shqetësimin. 

Ata thonë se jeta e tyre është e pasigurt ndërsa situata agravohet edhe më tej kur në vijën bregliqenore nuk ekziston asnjë roje plazhi.

Më tej pushuesit thonë se vendosja e rojeve është detyrim për sigurinë e jetës së tyre. Ndërsa apelojnë që kjo situatë duhet të zgjidhet urgjentisht

Turistë: Ndjehemi të rrezikuar sidomos fëmijët. Në gjithë këtë plazh nuk është dikush që të kujdeset.

Nga ana tjetër bashkia e Pogradecit pranon problemin në fjalë duke pohuar se shkak i mungesës së rojeve është bërë subjekti që ka fituat tenderin. Rruzhdi Hymetllari specialist në sektorin e turizmit thotë se pritet te certifikohen 30 të rinj por ngërçi mbetet tek subjekti i cili nuk aprovon certifikimin e tyre.

Hymetllari: Nuk janë vënë akoma në punë pasi akoma nuk janë certifikuar. Nëse ata nuk do të vijnë bashkia

Pogradeci njihet si një ndër qytetet më të përzgjedhura në sezonin turistik. Mungesa e kullave të vrojtimit këtë vit është kthyer në shqetësim serioz. Ndërsa jo pak raste janë shënuar me humbje njerëzish në liqenin e Ohrit.

/Ora News.tv/