A mund të shkojë në gjygj Donald Trump?

A mund të shkojë në gjygj Donald Trump?

Zhvillimet e proceseve gjygjesore të Cohen dhe Manafort kanë ngjallur spekulimet se vetë presidenti mund të përballet me procedime ligjore.

“Nëse korruptimi per heshtjen ishte një krim për Michael Cohen, atëherë pse nuk mund të jenë një krim dhe për Donald Trump?”- Kjo ishte pyetja që ngriti Avokati i Cohen, Lanny Davis pas procedimeve të së martës.

Pranimi i fajësisë nga Cohen për për tetë akuza për mospagim taksash, si dhe atë për dhënien e një deklarate të rreme një institucioni financiar, erdhi pas shumë muajsh hetime të hollësishme federale dhe prishjes së marrëdhënieve të tij me presidentin.

Sipas CNN në dëshimin e Cohen thuhet se krimet federale për te cilat ai u shpall fajtor janë kryer në drejtimin e Trump.

Ndërkohë që avokati i Trump Rudy Giuliani, u tha gazetarëve se nuk kishte "asnjë pretendim për ndonjë veprim të gabuar ku implikohej presidenti në akuzat e ngritura kundër Cohen.

Ekspertet ligjor komentojnë se Trump nuk ka gjasa të përballet me akuza penale për sa kohë që ai të është president.

Sipas BBC ajo që mund të ndodh është shkarkimi i tij nga Kongresi sipas asaj që parashikon kushtetuta e SHBA në rastë kur një president fajsohet për "krime dhe kundërvajtje të lartë".

Mediat amerikane, gjërësisht, e kanë cilësuar këtë të enjte si një ditë të zezë për administratën Trump. Kjo është hera e parë në historinë e Amerikës që një president dyshohet të jetë i përfshirë në krime fedarale për të fituar zgjedhjet.


EMISIONET