Kur jeni 10 vjeç, ju nuk mund të konsumoni në rrugë legale alkool, të pini duhan, votoni, martoheni apo të blini një kafshë. Jeni në klasën e pestë apo gjashtë të shkollës 9-vjeçare, pra legalisht jeni një fëmijë.

Por në Britani të Madhe mund të dënohesh si i rritur për vrasje.

Kjo sepse në Angli dhe Uells, mosha 10 vjeç,  është mosha minimale e përgjegjësisë penale. Kjo do të thotë që një 10-vjeçar i akuzuar për vrasjen e dikujt mund të gjykohet si i rritur në një Gjykatë Kurorë përpara një jurie, në vend të gjykatës për të rinjtë.

Disa lëshime bëhen në bazë të moshës së tyre të re, përfshirë emrin e tyre të parë që përdoret, avokatët nuk kanë nevojë të veshin paruke dhe mantelin e avokatit. Fëmijët lejohen të ulen pranë avokatit të tyre ose një të rrituri të duhur.

Por a mund ta kuptojë një fëmijë i kësaj moshe se çfarë do të thotë të vrasësh? A janë ata përgjegjës për veprimet e tyre? Dhe çfarë ndodh me ta më vonë në jetë nëse i dënoni si të rritur para se të bëhen adoleshentë?

Këto pyetje janë në zemër të historisë së 12-vjeçarit Ray, në dramën e BBC "Responsible Child" e baëzuar në një histori të vërtetë.

Ai pëlqen të luajë "video game", të mësojë për hapësirën dhe të shikojë shfaqje realiteti. Është në gjyq - së bashku me vëllain e tij të madh, Nathan, 21 vjeç - për një vrasje brutale.

Pasi babai i tyre abuziv i shpëton burgut, edhe pse kishte sulmuar djalin e tij Nathan me një sëpatë, ai kthehet në shtëpinë e familjes dhe fillon të jetë abuziv ndaj mamasë së tyre. Një natë, vëllezërit zbresin poshtë dhe e godasin me thikë më shumë se 60 herë, ndërsa ai flinte në divan.

Ishte një sulm makabër, të mbushur me urrejtje dhe mllep, dy djemtë gati sa nuk i prenë kokën të atit.

Drama është frymëzuar nga historia e vërtetë e Jerome dhe Joshua Ellis, të cilët ishin vetëm 14 dhe 23 vjeç kur vranë edhe babanë e tyre.

Drama tregon vrasjen në tmerrin e saj të plotë: gjaku, thikat, fakti që babai i dy djemve është i paarmatosur dhe në gjumë.

Por gjithashtu tregon 12-vjeçarin Ray - i luajtur në mënyrë të ndjeshme nga Billy Barratt, i cili është edhe 12 vjeç - i mërzitur, i hutuar dhe i mbuluar në gjak pasi ngjarja ndodh. Ai rrëfen për krimin e tij pothuajse menjëherë dhe dërgohet në komisariatin lokal.

Aty ai i nënshtrohet një kontrolli të shëndetit mendor, i merret analizat e  ADN dhe gjakut përpara se të mbyllet në qelinë e zymtë për të rritur.

Mosha minimale 10 vjeç për përgjegjësinë penale në Angli dhe Uells u vendos në vitin 1963.

Që nga 1995, vlerësohet se mbi 7,000 fëmijë të moshës 10-14 vjeç janë gjykuar në Gjykatën e Kurorës në Angli dhe Uells.

Kombet e Bashkuara kanë thënë vazhdimisht se ky kufi i përcaktuar  injoron të drejtat e fëmijëve, dhe kanë bërë thirrje që mosha të rritet në të paktën 12, pasi është më e ulëta në Europë.

Në Suedi është 15 dhe në Portugali është 16. Edhe në Kinë dhe Korenë e Veriut duhet të jesh 14 vjeç për tu gjykuar si i rritur.

"Kuptimi ynë se si zhvillohet truri i adoleshencës - dhe si ndikon ai në vendimmarrje - është rritur që kur u caktua fillimisht kufiri i moshës", thekson një raport i fundit i qeverisë.

Në vitin 2010 një studim i porositur nga Besimi i Reformës së Burgjeve për më shumë se 2,000 të rritur sugjeroi që dy të tretat ishin në favor të rritjes së moshës së përgjegjësisë penale në të paktën 12.

Por të tjerët nuk pajtohen.

/Ora News.tv/