Mourinho "trullos" Juven, kërkon mbrojtësin që mahniti në "Euro 2020"

Mourinho "trullos" Juven, kërkon mbrojtësin që mahniti

Me Juventusin nuk po luan por me kombëtaren turke Merih Demiral rezultoi deçiziv duke u përzgjedhur nga UEFA në formacionin më të mirë të kualifikuesve "Euro 2020". 

Demiral është aktivizuar vetëm një herë nga trajner Mauricio Sarri, i cili me sa duket nuk e preferon shumë turkun. Pavarësisht situatës së krijuar te bardhezinjtë, ofertat në drejtim të mbrojtësit nuk mungojnë me Milanin që vazhdon ta vëzhgojë me interes e Manchester United e Manchester City-in që i janë vënë pas lojtarit.

Së fundmi edhe Tottenham kërkon shërbimet e 21-vjeçarit. Juventusi për ta lënë të lire turkun kërkon 35 milionë Euro, një sakrificë e vogël kjo për të përmbushur kërkesat e Mourinhos në repartin e prapavijës tek londinezët.

EMISIONET