Mourinho e ndjek nga afër, United ofertë 60 milion euro për yllin serb

Pas një merkato verore të ngarkuar, ku u kërkua me ngut një mbrojtës qendre, drejtuesit e Manchester United duket se kanë pranuar kërkesat e Jose Mourinho dhe në merkaton e janarit do të transferojnë profilin e shumëkërkuar nga portugezi. 

Sipas asaj që shkruan "La Nazione", Mourinho ka parë ndeshjen mes Malit të Zi dhe Serbisë, ku duket se në shenjestrën e tij ishte mbrojtësi serb i Fiorentinës, Nikola Milenkoviç.

Duke iu referuar këtyre burimeve, mbrojtësi ka lënë shije të mirë te tekniku, i cili ia ka sinjalizuar anglezëve të cilët janë gati të nxjerrin nga arka e kursimeve plot 60 milionë euro, shifër e cila kërkohet nga drejtuesit vlojë. Megjithatë, italianët nuk janë të gatshëm ta lejojnë serbin të largohet në janar, pasi shpresojnë që të merkaton e verët vlera e tij të dyfishohet.

Nëse ky operacion do të përfundonte me sukses, Fiorentina do të përfitonte një plus-valencë të madhe, pasi në verën e vitit 2017 pagoi vetëm 5 milion euro te klubi serb i Partizanit të Beogradit. Milenkoviç është në kontratë me Fioren deri në vitin 2022 dhe tashmë ka luajtur në 8 takime për Serbinë, duke përfshirë edhe prezencat në Kupën e Botës 2018.

EMISIONET