Motoçikleta përplaset me makinën në parkim, vdes drejtuesi, plagoset pasagjeri

Motoçikleta përplaset me makinën në parkim, vdes

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e  sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli”, ku motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës.

EMISIONET