Mos hapja e negociatave, Serwer: Francës dhe Holandës t’i vijë turp

Mos hapja e negociatave, Serwer: Francës dhe Holandës t’i

Analisti Daniel Serwer është shprehur se Shqipëria e meritonte hapjen e negociatave me BE.

Gjatë konferencë "Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor", analisti tha se Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp për mënyrën sesi vepruan me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por Serwer shtoi se zgjidhja nuk është zhgënjimi ndaj vendimit por ecja përpara në përmbushjen e reformave.

Daniel Serwer: “Ky vend ka bërë përparim. Kur erdha 22 vite më parë vendi ishte në kaos total. Që nga ajo kohë keni kaluar zhvillim të mirë ekonomik, nuk po themi spektakolar, dhe ndërtimin e një ekonomia te tregut të hapur dhe modern, si edhe integrim me vendet e tjera të Ballkanit. Ju keni përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, për akses në BE. Janë vetëm rrethanat politike që e parandaluar hyrjen në BE.

Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Çështja është si ti përgjigjemi kësaj vonese kësaj të madhe për njohjen e arritjeve që Shkupi dhe Tirana janë vërtet krenare. Ju padyshim jeni të zhgënjyer dhe të acaruar dhe unë ju mirëkuptoj. Por nuk do ju çojnë përpara. Përgjigja e duhur është një angazhimi ndaj kërkesave të reformave dhe kërkesave për tu bërë pjesë e BE.

Ju mund të përparoni drejt BE edhe pa të ashtuquajturën negociata.”

EMISIONET