Mos e shpenzoni kot! Ja pesë vetitë shëruese që vijnë nga lëvorja e bananes

Mos e shpenzoni kot! Ja pesë vetitë shëruese që vijnë

Bananja është një frut mjaft i dobishëm si për trupin dhe mendjen tuaj.

Normalisht, pasi kemi ngrënë këtë frut mjaft të shijshëm, hedhim lëvozhgën e saj. Por, në fakt ky është një gabim nga ana jonë, pasi do të ishte më mirë ta ruajmë. Mbajta e saj do të jetë shumë e dobishmë në disa rrethana, 5 prej të cilave i kemi renditur më poshtë.

1. Lythat

Keni një lyth dhe nuk dini se si ta eliminoni atë? Para se të shkoni në shtrat, prit një pjesë të lëvores së bananes dhe vendoseni mbi lyth duke u kujdesur që ta fashoni më të. Përsërisni këto hapa të thjeshtë çdo natë dhe do të shihni që lytha do të bjerë vetë, me ju që nuk do të ndjeni aspak dhimbje.

2. Rrudha

Lëvorja e bananes është e pasur me antioksidantë dhe ka rezultuar shumë e dobishme në kundërshtimin e shenjave të moshës siç janë rrudhat. Fërkoni butësisht pjesën e brendshme të lëvores së bananes në fytyrën tuaj. Bëni të funksionojë për gjysmë ore para se të shpëlani fytyrën. Do të vini re, pas disa ditësh, që lëkura është më e butë dhe rrudhat më pak të theksuara.

3. Dhëmbë të bardhë

Të gjithë e dimë se sa e kushtueshme është të kesh dhëmbë të bardhë. Sidoqoftë, jo të gjithë e dinë që pjesa e brendshme e lëvores së bananes është e shkëlqyeshme për zbardhjen e dhëmbëve! Ajo që duhet të bëni është e thjeshtë: fërkoni, si do ta bëni me një furçë dhëmbësh, pjesën e brendshme të lëkurës në dhëmbë. Bëni atë çdo ditë dhe do të keni rezultatet e para pas vetëm dy javësh.

4. Kafshimi i mushkonjave

Vera është një sezon i bukur: dielli, deti, argëtimi deri vonë në mbrëmje, por ka një problem: mushkonjat! Nëse ardhja e verës kthen tek ju makthin e mushkonjave mos e humbni shpresën. Ne kemi një sugjerim që do të jetë shumë i dobishëm. Gjithçka që ju nevojitet është një lëvore bananeje. Fërkojeni atë në zonën e kafshimit të mushkonjave dhe do të shihni që kruajtja do të zhduket shumë shpejt!

5. Kolesteroli

Kolesteroli i lartë është një problem serioz që nuk duhet ta nënvlerësoni, sepse mund të shkaktojë pasoja të rënda. Këshilla jonë është të provoni të shtoni një lëvozhgë bananeje në dietën tuaj. Mund të duket e çuditshme, por përmban më shumë fibra sesa vetë frutat dhe mund t'ju ndihmojë të parandaloni sëmundjet kardiovaskulare.

EMISIONET