"Mos e hiq taksën!" Sulmohet me vezë zv/kryeministri i Kosovës

"Mos e hiq taksën!" Sulmohet me vezë zv/kryeministri i

Një qytetar sulmoi me vezë zëvendëskryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është sulmuar nga një qytetar, paraditen e sotme, kur ishte pranë objektit të Qeverisë së Kosovës

Në videon e shpërndarë nga mediat lokale dëgjohet një person që thotë “Taksën nuk bën me e heq”, duke iu referuar tarifës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë të cilën kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti tha se do ta zëvendësojnë me reciprocitet të plotë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media e quan sulmin “akt të ulët të papranueshëm".

“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtet-formuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politik-bërje dhe udhëheqje të vendit”, thuhet në reagim.

Tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës është vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, si kundërpërgjigje, siç është thënë, ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për tërheqjen e njohjeve të saj.

Nderkohe Albin Kurti është deklaruar se do të heqë taksën kundrejt reciprocitetit. 

EMISIONET