Moment tronditës! Po zihej me të dashurin, nëna 21-vjeçare përplas foshnjën në tokë nga nervat

Moment tronditës! Po zihej me të dashurin, nëna 21-vjeçare

Ky është momenti tronditës kur një nënë e re italiane përplas foshnjën e saj në tokë me të gjithë forcën që kishte, pas një sherri me të dashurin e saj.

Vajza dhe i dashuri i saj po qëndronin në një hotel në Rumani, të bllokuar nga koronavirusi. Gjatë një debati të ashpër me partnerin, ajo e ka marrë foshnjën dhe e ka fluturuar në ajër. Foshnja përfundoi në kujdes intesiv me dëmtime në kokë.

Sipas mediave lokale ajo po qëndronte në hotel që nga lindja e foshnjës së saj në Spitalin e Maternitetit Bega dy muaj më parë.

Ajo kishte mbërritur në Timisoara pak kohë më parë për të vizituar të dashurin e saj 38-vjeçar Rumun njëkohësisht edhe babanë e foshnjës.

Foshnja u kontrollua nga një neurokirurg dhe e diagnostifikoi me dëmtim traumatik të trurit dhe po vazhdon të kurohet me babain që i qëndron pranë.

Ndërkohë, nëna italiane 21-vjeçare, e cila ka edhe një fëmijë tre vjeç në Lombardi, raportohet se po mbahet në një qendër paraburgimi ndërsa hetimi vazhdon.


EMISIONET