Moderatorja i jep fund beqarisë, unaza konfirmon martesën me të dashurin 11 vjet më të vogël

Ylli televiziv britanik, Katie Price duket se është gati për tu martuar me të dashurin 11 vjet më të vogël.

Unaza me diamant që mbante në dasmën e shoqes nxiti spekulimet se është fejuar me Kris Boyson.

Moderatorja 41-vjecare dhe Kris, 31 vjec ishin pjesë e të ftuarve duke treguar se e kanë harruar zënkën që pati në fillim të këtij muaji.

Kris nxiti spekulimet se do ti propozonte për martesë pasi u pa duke kërkuar për unazë në një dyqan të Cartier.

Katie dhe Kris shijojnë lidhjen e dashurisë prej një viti. Ata u njohën në maj të vitit 2018 dhe kanë patur disa zënka gjatë kësaj periudhe, por kjo nuk i ndalon që të kurorëzojnë dashurinë me martesë.

EMISIONET