Albana Bejko, moderatore e emisionit “Ora Sport” e ftuar në  “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ka treguar se të gjitha gazetaret e sportit ngacmohen nga futbollistët dhe do ishte surprizë nëse nuk do ndodhte kjo gjë.

Rudina Dembacaj: Të ngacmojnë futbollistat në përgjithësi?

Albana Bejko: Surprizë do ishte nëse nuk do ngacmoni futbollistët një gazetare futbollist. Të gjitha gazetaret e sportit ngacmohen nga futbollistët. Kur jemi në konferenca të ndryshme, ndodh shpesh herë që unë të jem e vetmja femër dhe terreni është plotësisht shumë mashkullor edhe sikur ti të mos jesh ndonjë yll i rënë nga qielli, kur je vetëm një vajzë mes 30 çunave, sigurisht që do bjesh në sy.

Në grumbullime ne gazetaret jemi të vetem që lejohet të hyjmë aty kështu që intrigohen pak. 


/Ora News.tv/