Mjeti del nga rruga në aksin Fushë Krujë-Tiranë, plagosen dy të rinj

Mjeti del nga rruga në aksin Fushë Krujë-Tiranë, plagosen dy

Dy të rinj mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Fushë Krujë -Tiranë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:00 në Kamerras, ku shtetasi F.V, 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është aksidentuar vetë dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A.Ç, 19 vjeç.

Ata janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

EMISIONET