Mjeku shqiptar në Itali jep lajmin e mirë: Në spitalin tim u mbyll pavioni me COVID

Mjeku shqiptar që jeton në Itali Shpëtim Baci i cili ka shërbyer në vijën e parë në Spitalin COVID në Parma të Italisë, gjatë një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Ora News ka folur për eksperiencën e tij gjatë kësaj kohë dhe vështirësitë më të mëdha që ai ka hasur gjatë pandemisë.

“Nuk kishim të dhënat e duhura, nuk dinim asgjë. Ditët e para u ndodhëm shumë në vështirësi. Kishte shumë të sëmurë brenda një ditë dhe shumë mjek të familjes të sëmurë. Patëm 20 mjekë, infermierë dhe personal të shendetit të sëmurë me COVID-19 në repatin tonë të spitalit.

Vështirësia më e madhë ishte ta kuptonim këtë sëmundje që në fazën e parë. Nuk kishim as shtretër të mjaftueshëm për të kuruar aq shumë pacientë që vinin.

Në fillim unë dhe kolegët e mi vinim me frikë në spital, punonim pa asnjë ditë pushim, të shtunë, të diel, të hënë etj. Me ilaçet që filluam të përdonim kishim shumë pak njohuri", shprehet mjeku shqiptar.

Por me pas gjerat ndryshuan tregon doktori. 

Ai jep dhe lajmin e mire se pavioni i cili ishte dedikuar totalisht pacientëve me COVID-19 u mbyll dhe pas dezinfektimit do i rikthehet normalitetit. 

"Dje u larguan ne shtepi dhe dy pacientet e fundit, sot do te behet dezinfektimi i pavionit dhe me pas do i rikthehet normalitetit" u shpreh doktori ne nje interviste per Ora News.

Mos e humbisni videon. 


 

EMISIONET