Mjeku Gazment Koduzi thotë se duhet të bëhen testime horizontale me qëllim që të kapen rastet e dyshuara me koronavirus.

Në një lidhje me skype për Ora News, mjeku Koduzi e vuri theksin tek pajisje e personelit mjekësor me mjetet e nevojshme kundër virus.  

Gazment Koduzi:  Duhet të rritet numri i testeve në mënyrë horizontale. Qeveria shqiptare duhet të gjejë mjetet, duhet të ketë vullnetin të vendosë buxhetin e duhur dhe te marrë vendimin e duhur që të bëhet ky ekzaminim horizontal, pra testim horizontal bazuar në një protokoll të caktuar.  Element tjetër ështës siguria e personelit shëndetësor, ka disa vatra, si në spitalin e Lezhës, në Sauk tek Spitali Shefqet Ndroqi, tek qendra shëndetësore 1,  tek spitali i Durrësit, tek infektivi doli një mjek pozitiv. Pra edhe njëherë theksoj nevojën e pajisjes së personelit mjekësor me setin antivirus.  Pra unë mendoj që këto janë disa nga elementetët.

Koduzi u shpreh skeptik sa i përket përballimit të një skenari të rëndë.  

Gazment Koduzi:  Nisur dhe nga skenari që po ndodh në Itali dhe Spanjë, ku një nga faktorët që kaq një vdekshmëri kaq të madhe, përveç strukturës moshore është edhe kapacitetit i hospitalor për ti trajtuar ato. Shumë njerëz ia vënë fajin uljes së buxhetit dua të them që edhe sistemi jonë shëndetësor që është i varfër nga ana financiare, do të thosha që mos ardhtë ajo ditë që njerëzit të kenë nevojë për mjekim dhe mos e marrin dot. Qeveria u kujtua në mes të luftës që të pajisë ushtarët me armë. Pra vetëm para një jave u kujtua të bëjë tenderin për respiratorët.

/Ora News.tv/