Mjeku Kalo: Të infektuarit në reanimacion, të domosdoshme praninë e terapisë intensive

Mjeku Kalo: Të infektuarit në reanimacion, të domosdoshme

Mjekët apelojnë qytetarët që të zbatojnë distancimin social pasi është e vetmja rrugë për të shmangur skenarin tragjik Italian nga koronavirusi. Mjeku Tritan Kalo, duke përshëndetur masat e marra tha se qëndrimi në shtëpi parandalon përhapjen e COVID 19.

Pas 20 orëve izolim total në të gjithë vendin, mjekët shprehen se kjo është vetmja rrugë për të shmangur skenarin e ngjashëm me Italinë për infektimin nga COVID-19. Mjeku i Shërbimit Infektiv prof. Tritan Kalo thotë se masat e marra për distancimin social mund edhe të përforcohen më tepër, pasi qëndrimi në shtëpi është e vetmja mënyrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

"Jam shumë dakord për masat e marra për distancimin social, është mirë që janë përforcuar, në mendimin tim mund edhe të përforcohen më tepër. Sepse është e vetmja mundësi që u tregua efikase në eksperiencën kineze në ngadalësimin e sëmundjes dhe mbi të gjitha për ta shuar atë gradualisht. Nëse do të tregoheshim liberal, siç u treguan fqinjët tanë në Itali, me tej britanikët e spanjollët, kjo do të bënte të shfaqeshin në vendin tonë skenarë të ngjashëm me to"

Mjeku Kalo e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede që zhvilloi me ministren Manastirliu, ku njoftoi edhe shtimin e 16 vendeve që kanë respiratorë.

"Aktualisht është 12+4, plus është dhe një kat i veçantë i cili është parashikuar që 24 poste të jenë tashmë të pajisura për të vendosur ventilatorë në një moment nëse do të kemi shtrirje të formave të rënda të infeksionit tek këta të sëmurë dhe shkon pothuajse tek 36-40 poste të asistencës respiratore brenda strukturës së infektivit."

Sa i përket gjendjes së të sëmurëve në infektiv, Kalo tha se 4 të sëmurë janë në gjendje mesatarisht të rëndë, por që e kanë të domosdoshme praninë në terapi intensive.

EMISIONET