Mjekët thirrje qeverisë: Të shpallë alarmin SOS, pas disa vitesh nuk do kemi ku të vizitohemi

Mjekët thirrje qeverisë: Të shpallë alarmin SOS, pas disa

Sistemi shëndetësor në Shqipëri po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të largimit të mjekëve nga vendi.  

Në krahasim me rajonin Shqipëria është 5-6 herë më keq sa i përket numrit të mjekëve për banorë.

"Në repartin e anestezi-reanimacionit ne kemi mungesë personeli mbi 5 reanimatorë. Qeveria duhet të shpallë atë që quhet SOS. Të gjejë mjetet dhe rrugët që ti mbajë këto kontigjente. Është truri i kombit. Pas disa viteve nuk do kemi ku të vizitohemi"

Në situatën kur Shqipërisë po i  ikin mjekët, stafi mjekësor përballet dhe me një fluks të shtuar të rasteve të traumës, rreth 40.000  në vit.

"Në çdo ditë presim në spitalin tonë rreth 100-150 trauma. I bie mbi 40 mijë trauma çdo vit"

Numri i operacioneve që zhvillohen në spitalin e traumës është shumë më i lartë se kapacitetet e këtij institucioni, për këtë mejkët kërkojnë shtimin e hapësirave për të përballuar fluksin.

Përgjatë datave 8 dhe 9 nëntor në Tiranë po zhvillohet kongresi i tretë e traumës dhe urgjencës kirurgjikale Shqiptare, në ditën e  parë të zhvillimeve të punimeve u shkëmbyen eksperiencat mes vendeve të tjera të rajonit për menaxhimin e rasteve të traumës.

EMISIONET