Ekonomia italiane u zhyt serish ne recesion teknik. Per here te pare qe nga viti 2013, prodhimi i brendshem bruto ne Itali eshte kontraktuar per dy tremujor rresht duke sinjalizuar ndoshta dhe perfundimin e bonusit te jashtem mbi ekonomine shqiptare.

Statistikisht Italia eshte vendi me ndikimin me te madh ekonomik ne Shqiperi. Ciklet ekonomike te dy vendeve kane nje ngjashmeri thuajse simetrike me nje kohe vonese qe varion nga 6 muaj deri ne 1 vit. Kur ekonomia italiane pershpejtohet, prodhimi i brendshem ne Shqiperi e ndjek nga pas. Kur Italia hyn ne recesion, rritja jone ekonomike ngadalesohet me shpejtesi.

Italia eshte partneri yne kryesor ekonomik. Me shume se gjysma e eksporteve shqiptare shkojne ne Itali, nderkohe qe nje pjese e madhe e dergesave qe ushqejne konsumin burojne pikerisht nga Italia.

Kriza italiane vjen ne nje moment delikat per ekonomine shqiptare. Kete vit peitet qe te maturohen dy investimet me te medha te huaja, qe kane mbeshtetur aktivitetin ekonomik ne vend, si Gazjellesi Tap dhe kaskada e Devollit.

Keto dy elemente te vetem mjaftojne per te paralajmeruar se viti 2019 do jete i veshtire per ekonomine. Me gjasa rritja ekonomike do te bjere poshte nivelit 3.5 per qind, duke goditur te ardhurat e familjeve, ato te buxhetit publik si dhe duke veshtiresuar uljen e borxhit.

Perballe ketyre risqeve te pritshme, viti 2019 ka dhe shume te panjohura. Se pari, jane zgjedhjet. Zakonisht gjate fushatave elektorale bizneset pezullojne planet per investime te reja, ndersa efikasiteti i administrates publike, perfshire ate fiskale, perkeqesohet ne menyre te ndjeshme.

Por pertej zgjedhjeve, ekonomia mund te marre nje goditje edhe me te forte besimi nese Bashkimi Europian do refuzoje hapjen e negociatave me Shqiperine, cka tashme duket nje ngjarje me probabilitet shume te larte. Kjo mund te godase me tej besimin e investitoreve te huaj ne ekonomine shqiptare si dhe mund te vendose me shume presion mbi tregun financiar.

Ekonomia ka hyre ne nje vit te veshtire. Nga jashte fryjne erera te ftohta nderkohe qe ambienti i brendshem eshte i tensionuar. Ky do jete nje vit i veshtire.

/Ora News.tv/