Skuadra e Flamurtarit ka arritur të mposhtë në shtëpi kryesuesit e Partizanit me rezultatin minimal 1-0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore.

Goli i kapitenit Bushiç në minutën e 9-të rikthehu te fitorja skuadrën e Dajës, që e sheh veten në kuotën e 22 pikëve.

Të besuarit e Skënder Gegës provuan me çdo kush që të largoheshin nga fusha me të paktën një barazim, por nuk arritën të mposhtnin portierin Koliçi.

Në pjesën e dytë pati një pretendim të Partizanit për 11-metërsh, pas prekjes së topit me dorë të Pollozhanit, por gjyqtari vazhdoi lojën.

/Ora News.tv/