Misteri i zhdukjes së Sala, arrestohet piloti 64 vjeçar

Zhdukja e mistershme e futbollistit, Emiliano Sala ka ngjallur shumë dyshime në opinionin sportiv.

Por edhe pse ka kaluar shumë kohë nga vdekja e ish-sulmuesit të Nantes, policia britanike vijon hetimet, madje ka edhe përgjegjës. Sipas asaj që raporton "Dailymail.co.uk", policia e Dorset në jug-perëndim të Anglisë ka vënë në pranga pilotin 64 vjeçar, David Henderson.

Ai dyshohet se ka vrarë me dashje futbollistin, pasi ishte pikërisht ai që duhej që të drejtonte aeroplanin "Piper Malibu PA-46", por rezultoi që mjetin fluturues ta drejtojë 59 vjeçari, Dave Ibbotson.

Sala humbi jetën mbrëmjen e 21 janarit, kur aeroplani me të cilin udhëtonte drejt Anglisë për të firmosur kontratën me ekipin e ri, Cardiff City, humbi nga radarët duke u përplasur në det. Trupi i sulmuesit u gjet disa ditë më vonë, ndërkohë që ai i pilotit, Ibbotson nuk është gjendur ende.

EMISIONET