Mirsad Jonuz flet si shkodran, zbulon formacionin dhe objektivat e Vllaznisë

Mirsad Jonuz flet si shkodran, zbulon formacionin dhe objektivat e

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me shkodranët. Skuadra zbriti në fushën e blertë të stadiumit "Loro Boriçi", nën drejtimin e teknikut maqedonas, i cili pak ditë më parë firmosi për kuqeblutë. Në fjalën e parë për mediat, Jonuz zbuloi taktikën që do të përdor te shkodranët, merkaton dhe objektivat.

"Është hera e parë që punoj në Shqipëri. Mendoj se çdo gjë do të jetë mirë. Këto 10 ditë do të jenë shumë të rëndësishme për klubin tonë. Pas 10 ditëve do të fillojmë fazën përgatitore në Ohër. Brenda 10 ditëve do të mundohemi të organizojmë ndeshje miqësore. Kam parë 2 ndeshje të ekipit tim. Kam goxha informacion dhe brenda këtyre ditëve do të mundohemi për të gjetur edhe lojtarë të tjerë. Jo shumë, por besoj 4-5. "

Janë identifikuar lojtarët? "Po, patjetër. Kam një listë me lojtarë. E di se çfarë lojtari do të vij edhe çfarë pozicioni. Gjithashtu jemi në komunikim edhe me Drejtorin Sportiv, edhe me Administratorin që të folin me këto lojtarë dhe të vazhdojnë tratativat me ta. Unë mendoj se Vllaznia do të jetë një skuadër e fortë. Do të jenë futbollistë nga Maqedonia por edhe vende të tjera. Sot ne e kemi filluar mirë. Që nesër do e fillojmë me stërvitjen 2 herë në ditë dhe për 10 ditë radhazi do të stërvitemi në mënyrë intensive. Ndoshta ndonjë ditë do të bëhet pushim, por stërvitja do të jetë intensive."

E njihni Superligën Shqiptare? "Po, kam njohuri. E kam ndjekur shpesh. Kemi disa lojtarë maqedonas që luajnë në Kampionatin shqiptar kështu që jemi të fokusuar. "

Objektivi? "Unë besoj në lojën dhe identifikimin e lojtarëve lojë pas loje. Dhe të luajmë për çdo ndeshje për fitore."

Lojtarë në provë apo konkurent për formacion? "Do të bëjmë normalisht teste për këmbët dhe aspektin fizik. I njoh këto lojtarë dhe besoj te ta."

Europa? "T'i marrim hap pas hapi. Kjo është një punë serioze. Unë jam një trajner me shumë eksperiencë. Së pari po ndërtojmë një skuadër të mirë. Do të ndërrojmë sistemin, të ndërrojmë shumë gjëra. Gjatë gjithë karrierës sime kam luajtur 4-3-3 dhe mendoj se ky sistem do të përdoret edhe te Vllaznia. "

Reparti për tu forcuar? "Për momentin nuk mund të them gjë pa i parë lojtarët në fushën e blertë. Ishte vetëm seanca e parë stërvitore. Ditë pas dite do i vëzhgojmë. "

Lojtarë shkodran te Vllaznia. Do kenë shanse? "Një ose dy lojtarë do të merren për provë. Çdo gjë është e mundur."-përfundoi Jonuz.

EMISIONET