Lionel Messi dhe shokët e tij te kombëtarja e  Argjentinës do të stërviten në Mallorca përpara përballjes me Brazilin.

Dueli është i karakterit miqësor, teksa do të mbahet në Arabinë Saudite më 15 nëntor.

Skuadra e Lionel Scaloni do të stërvitet në ishullin spanjoll nga 10 deri në 14 nëntor në mënyrë që të përgatitet për ndeshjen.

Mallorca është një zonë mjaft e pëlqyer nga ekipet e futbollit për klimën e saj, por tashmë, duket se ka fituar simpatinë dhe të kombëtareve.




/Ora News.tv/