Dita e infermierit, Rama: Na mësuan se hero të bën sakrifica

Dita e infermierit, Rama: Na mësuan se hero të bën sakrifica

Sot shënohet dita e infermierit, të cilët në dy muajit e fundit kanë qenë heronjtë në vijën e parë të përballimit të koronavirusit.

I  pari që i ka uruar ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili në Facebook shkruan se gjatë kësaj periudhe të pandemisë, "infermierët na mësuan që hero të bën sakrifica."

"Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre! Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica. Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri", shkruan Rama në Facebook.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.

"Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vititInfermierët  e sistemit tonë shëndetësor!"

Edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vlerësuar punën e mjekëve dhe infermierëve ushtarakë, të cilët kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.

120 mjekë e infermierë të specialiteteve të ndryshme, pjesë e Forcave të Armatosura kanë dhënë kontributin e tyre në Spitalin e Traumës.

 “Falënderim dhe një përgëzim gjithësecilit për punën e jashtëzakonshme që keni bërë. Falë punës tuaj dhe bluzave të bardha në të gjitha strukturat shëndetësore janë parandaluar probleme që mund të ishin shkaktuar si pasojë e pandemisë.

E di që nuk ka qenë e lehtë, por edhe vëmendja jonë, e qeverisë, e Ministrisë së Mbrojtjes dhe e Ministrisë së Shëndetësisë ka qene tek marrja e të gjitha masave, për trajtimin dhe për kushtet në mjedisin tuaj të punës dhe fatmirësisht nuk kemi pasur probleme. Një gjë është e sigurt, që më punën tuaj të jashtëzakonshme me kurajon dhe profesionalizmin që karakterizon gjithësecilin, ia keni dalë më së miri të parandalojmë probleme të tjera që mund të kishim pasur, nga çadrat e triazhit e deri brenda në spital ku vijon i gjithë procesi”- u shpreh ministrja Xhaçka.

EMISIONET