Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora  është shprehur se ka një trend në ulje të audiencës në opera dhe balet.

Ndërsa tha se në Teatër pjesëmarrja vazhdon të jetë e lartë.

Ministrja Margariti shtoi se i duhet dhënë më tepër frymëmarrje operës dhe baletit, si edhe ansamblit popullor që sipas saj në shtetet e tjera është shumë i mirëpritur.

Ministrja gjithashtu tha se në fund të vitit do përfundojë restaurimi i Teatrit të Operës dhe Baletit.

Elva Margariti: “Në Shqipëria ka një fenomen, vë re që ka preferenca të zhanreve. Në momentin që në Galerinë Kombëtare të Arteve ka një ekspozitë të re, ju ftoj të vini dhe të shikoni një pjesëmarrje të madhe. Gjithmonë kemi ngelur dashamirës të operës, të baletit por më duket se këto vitet e fundit ka një trend në rënie. 

Teatri vazhdon gjithmonë të ketë një pjesëmarrje të lartë. Mendoj se ka periudha që shoqëria e gjen vetveten më tepër për të dalë nga rutina e përditshme. I duhet dhënë më akoma më tepër frymëmarrje pjesës së Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, që është një nga pikat më të forta të të Ministrisë sonë por shpeshherë gjeneratat e sotme e shikon si diçka të largët ose të vjetër. 

Dhe ne në fokus kemi që ti jemi më tepër visibilitete. Jashtë Ansambli Popullor është një nga shfaqjet më të mirëpritura. Me hapësirën e të krijuar në Teatrin e Operës dhe Baletit në fund të vitit, që mbaron restaurimin e plotë besoj se do kemi mundësinë akoma më tepër të krijojmë aktivitete.”

/Ora News.tv/