Ministrja Balluku "kapet dy herë mat" për rrugën Tiranë-Elbasan

Ministrja Balluku "kapet dy herë mat" për rrugën

Ministrja, Belinda Balluku, për të dytën herë ka dhënë informacion të gabuar mbi rrugën Tiranë-Elbasan. Së fundi ajo është shprehur se aksi është i kalueshëm dhe pa probleme, por aktualisht në të ende ka punime. Nuk dihet se përse Ministrja nxiton, por mesa duket ethet për zgjedhjet vendore bëjnë që premtimet të jepen pa kritere.

Kushdo që ka parë facebookun e ministres Belinda Balluku, do të mendojë se do të udhëtojë lirshëm në të dy akset e rrugës Tiranë-Elbasan.

Në një postim në facebook në 4 qershor Ministrja e Infrastrukturës ka deklaruar se autostrada është hapur në të gjithë gjatësinë e saj pa asnjë kufizim.

Por pavarësisht lajmit të dhënë prej Ministres në këtë autostradë vijojnë ende punimet.

Në hyrje të tunelit po punohet dhe madje duke u kthyer edhe në një problem për qarkullimin e automjeteve dhe rrezik për aksidente.

Ndërkohë edhe në tunelin Tiranë-Elbasan qarkullimi bëhet vetëm me një korsi dhe nuk ka asnjë njoftim për arsyet apo sa kohë do jetë i bllokuar.

Kjo është deklarata e dytë e Ballukut që jep për këtë rrugë, por në të dy rastet duket se nuk ka dhënë informacion të saktë.

Aktualisht edhe një pjesë e autostradës pasi del nga tuneli vijon që të jetë e hapur vetëm me një korsi, ndërsa punonjësit po vijojnë  me vendosjen e sinjalistikës dhe zhvillohen punime të  mëtejshme.






EMISIONET