Ministri i Jashtëm gjerman: Vendimi i BE-së për Shqipërinë ishte zhgënjyes

Ministri i Jashtëm gjerman: Vendimi i BE-së për

Ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Maas foli për procesin e integrimit evropian për vendet e Ballkanit perëndimor duke u ndalur kryesisht tek Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Duke iu drejtuar Komisionit Evropian, ai kritikoi vendimin e marrë për mosçeljen e negociatave për dy vendet kandidate pavarësisht se sipaj tij ato i plotësojnë kushtet.

Gjithashtu ai shpreh zhgënjimin e tij për samitin e fundit ku Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu dha drita jeshile.

“Ishte një vendim zhgënjyes. Do të jetë në interest ë BE-së nëse do të ndryshojnë vendimin e tyre” – deklaroi Haas.

Sipas tij, kjo vendos në pikëpyetje dhe kredibilitetin e strukturave të Bashkimit Evropian.

EMISIONET