"Ministri i botës së krimit!" Paditet Roberto Saviano

"Ministri i botës së krimit!" Paditet Roberto Saviano

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka paditur shkrimtarin e njohur italian Roberto Saviano për përmbajtjen e disa postimeve të tij në Facebook , të konsideruar të dëmshme për imazhin e Minisitrit të Brendshëm e të institucionit të Ministrisë së Brendshme Italiane.

Ky fakt është konfirmuar për mediat italiane nga zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme.

Padia i referohet disa postimeve në Facebook të shkrimtarit antimafia Roberto Saviano, më datat 12 e 22 qershor në lidhje me vendimin e ministrit Salvini për t'i hequr truprojat e mbrojtjes së garantuar nga shteti, Roberto Saviano e epitezon Matteo Salvinin si "ministri i botës së krimit".

Në akt padinë e Minsitrit të Brendshëm theksohet se kjo çështje ka pasur një impakt të fortë mediatik brenda Italisë dhe jashtë saj duke nënvizuar se këto postime janë jashtë ushtrimit të ligjshëm të së drejtës së kritikës e aq më tepër të lirisë së shtypit, duke qënë një sulm i qëllimshëm, i turpshëm e poshtërues ndaj Ministrit të Brendshgëm vetëm për faktin se nuk pajtohet me iniciativat administrative të ndërmarra nga kabineti i Ministrit.

Po në profilin e tij zyrtar në Faccebook shkrimtari Robero Saviano ka reaguar duke u shprehur se nuk ka frikë nga kjo padi dhe fton të gjithë italianët të bashkohen me të këtë betejë pasi siç shkruan ai "pas kësaj ngjarje fshihet Rusia e Putin, modeli i "ministritt të botës së krimit".

"I takon njerëzve të vullnetit të mirë të rezistojnë ndaj autoritarizmit të një ministri që impenjon të gjithë qeverinë kundër një shkrimtari", shkruan Saviano.

EMISIONET