Ambasada e Holandës në vendin tonë ka publikuar një video nga ministri holandez për emigracionin, Mark Harbers, i cili bën i thirrje shqiptarëve që mos tentojnë të kalojnë në Holandë për të shkuar në Angli.

"Është më mirë të qëndroni aty ku jeni. Këtu do t'ju kapin dhe ne do t'ju përcjellim mbrapsht me avionin e radhës sa hap e mbyll sytë" ishte mesazhi i ministrit Harbers.

Mark Harbers: Ne kemi shumë probleme me të huajt, të cilët hypin nëpër kamionë në këtë vend. Shumica e tyre janë shqiptarë, ndonjëherë ka edhe nga vende të tjera. Janë njerëz të cilët kërkojnë një jetë më të mirë dhe që përpiqen të futen në ndonjë kamion që hipën në traget, me shpresën se do të përfundojnë në Angli. Por kjo sigurisht që nuk është diçka e dëshirueshme

Në mënyrë që të mos ketë më kuptim t'ju paguash para personave që trafikojnë njerëz dhe ndërkohë në vendet e tyre të origjinës si Shqipëria ne vazhdojmë të shpërndajmë mesazhin: "Mos e bëni këtë. Shansi që ju të arrini në Angli po zvogëlohet çdo ditë e më shumë. Është më mirë të qëndroni aty ku jeni. Këtu do t'ju kapin dhe ne do t'ju përcjellim mbrapsht me avionin e radhës sa hap e mbyll sytë.

Ambasada thotë se ministri holandez për emigracionin Mark Harbers do të vizitojë Shqipërinë nesër. Ai do të zhvillojë takime me  homologët e tij në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.


/Ora News.tv/