“Minigjengen thikë pas shpine ndaj Kosovës”, Berisha: Rama solli fantazmën e Serbisë së madhe në Tiranë

“Minigjengen thikë pas shpine ndaj Kosovës”, Berisha: Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ky vit që po shkon do hyjë në histori si viti i dytë u tradhtisë kombëtare.

Berisha e konsideroi minishengen një thikë pas shpine të kryeministri Edi Rama ndaj Kosovës. 

Ndërsa shtoi se Rama solli fantazmën e Serbisë së madhe në Tiranë në krah të padronit të tij Alekandër Vuçiç.

Sali Berisha: “Ky vit do hyjë në historinë kombëtare si viti i dytë i tradhtisë së madhe nga Tirana zyrtare e shqiptarëve të Kosovës dhe çështjes shqiptare në tërësi, ky tradhtar këtë vit, Esat Toptani i ri u angazhua me të gjithë forcën e një shteti për copëtimin e territorit të Kosovës dhe pasi dështoi si faqezi në samitin e Berlinit ndërmori si Vasali i Beogradit përsëri nismën antikombëtare të Jugosllavisë së re nën emrin maskë minishengen. Kurse Kosovës i futi thikën me të thellë prapa shpine. 

Në një akt të hapur antishqiptar, antikombëtar solli fantazmën e Serbisë së madhe në Tiranë në krah të padronit të tij. Ndërmori sulmet me të egra ndaj udhëheqjes politike në Kosovë duke dëshmuar se ishte një skllav i Beogradit."



EMISIONET