Miley Cyrus hedh poshtë akuzat për tradhti: Nuk e pranoj një krim që se kam bërë

Miley Cyrus ka hedhur poshtë çdo akuzë se është ndarë nga bashkëshorti i saj për shkak të tradhtisë.

Në disa postime në Twitter, këngëtarja dhe aktorja e famshme shprehet se ajo kurrë nuk e ka tradhtuar Liam Hemsworth, me të cilin ishte në një romancë prej 10 vitesh.

Cyrus, e cila tani është në një lidhje me Kaitlynn Carter, tha se nuk ka qenë kurrë më e lumtur se tani pasi gëzon një jetë të shëndetshme.

Liam paraqiti kërkesën për divorc nga këngëtarja të mërkurën, pasi Miley njoftoi se i dhanë fund martesës 7 mujore më 10 gusht.

"Unë mund të pranoj që jeta që kam zgjedhur do të thotë se duhet të jetoj plotësisht e hapur dhe transparente me fansat e mi që i dua, dhe publikun, 100% të kohës. Ajo çfarë nuk mund të pranoj është kur thuhet se po gënjej për të fshehur një krim që nuk e kam bërë. Nuk kam asgjë për të fshehur,”-shkroi 27-vjeçarja.

Ndërsa shtoi: “Mund të pranoj shumë gjëra, por nuk pranoj të pranoj se martesa ime mbaroi për shkak të tradhtisë. Unë dhe Liam kemi qenë së bashku për një dekadë. Unë e kam thënë më parë dhe mbetet e vërtetë, e dua Liamin dhe gjithmonë do e dua.”


EMISIONET