Milan godet në merkato, siguron shërbimet e talentit të Barcelonës

Milan godet në merkato, siguron shërbimet e talentit të

Edhe pse u mor me mjaft optimizëm në "Camp Nou", e ardhmja e Jean-Clair Todibo do të jetë diku tjetër.

Mbrojtësi 19 vjeçar luajti vetëm dy takime me fanellën e Barcelonës në gjysmën e dytë të sezonit që sapo u mbyll dhe tashmë është gati për të nisur një aventurë të re.

Sipas "France Football", francezi do të huazohet te Milani. Kuqezinjtë janë vënë në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ri dhe Todibo shihet si profili i duhur. Kjo lëvizje do të ishte diçka e mirë edhe për klubin e Barcelonës, që kërkon minuta për në këmbët eTodibo.

19 vjeçari u largua nga Toulouse gjatë merkatos së janarit me një kosto prej 1 milion euro. Asokohe kishte shfaqur interes edhe Milani, por oferta e kuqezinjve nuk e bindi Todibo për tu veshur "djallë".

EMISIONET