Shoku i gjykatësit Brett Kavanaugh, Mark Judge, është i gatshëm të bashkëpunojë me "FBI-në ose çdo agjenci të zbatimit të ligjit", tha avokati i tij në një deklaratë të premten.

Senatori republikan, Jeff Flake, kërkoi të premten shtyrjen e votimit të konfirmimit të Kavanaugh në Senat, për ti dhënë kohë FBI-së për një hetim të akuzave kundër tij.

"Nëse FBI ose ndonjë agjenci tjetër e zbatimit të ligjit kërkojnë bashkëpunimin e Judge, ai do t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve," tha avokati Barbara Van Gelder.

Christine Blasey Ford e akuzoi Kavanaugh për sulm seksual dhe fizik ndërsa ata ishin në një party gjatë viteve të shkollës së mesme, më shumë se 30 vjet më parë.

Ford pohoi gjithashtu se Judge ishte në dhomë kur ndodhi sulmi i supozuar.

Ai deri më tani nuk ka pranuar të komentojë publikisht përtej një letre drejtuar Komitetit Gjyqësor të Senatit, ku mohon se ka dijeni rreth incidentit.

Të premten, gjykatësi gjithashtu i shkroi një letër komitetit duke mohuar akuzat nga Julie Swetnick, i cili tha se Judge dhe Kavanaugh ishin të pranishëm në një party ku u droguan dhe "banda e përdhunoi".

"Pretendimet në deklaratën Sëetnick janë kaq të çuditshme, saqë edhe sikur të isha nën varësinë e drogës, patjetër që do të kujtoja veprime kaq të çuditshme," shkroi Judge.

"I mohoj kategorikisht ato."

Judge gjithashtu mohoi të kishte "marrë  gratë në një mënyrë agresive ose të padëshiruar" në party midis viteve 1981 dhe 1983 ose që kishte " dehur dikë për të përfituar prej saj"apo që kishte parë Kavanaugh të bëjë diçka të ngjashme.

Ai gjithashtu tha se "asnjëherë nuk është përfshirë në përdhunim të ndonjë gruaje".

Swetnick nuk identifikoi Kavanaugh ose Judge si sulmues të saj në atë incident.

Ajo tha në deklaratën e saj se ka dy dëshmitarë të cilët mund të dëshmojnë për llogari të saj, por nuk i identifikoi  ata publikisht.



/Ora News.tv/