Michael Jordan mbetet i paarritshëm edhe pse prej 16 vitesh është tërhequr nga basketbolli i luajtur.

Sipas klasifikimit të Forbes, Jordan është njeriu më i paguar i NBA duke ia kaluar edhe LeBron James apo Kevin Durant.

Kjo meritë e atleteve “Air Jordan” të prodhuara nga Nike nga të cilit ka fituar këtë vit 130 milionë dollarë nga të ardhurat totale vjetore prej 145 milionë dollarësh.

"Të ardhurat globale të filialit Nike Jordan Brand arritën 3.14 miliardë dollarë në vitin fiskal që u mbyll në maj 2019, me një rritje +10% krahasuar me vitin 2018. Të ardhurat vjetore të Michael Jordan nga shitja e koleksioneve Air Jordan vlerësohen në 130 milionë dollarë (nga të ardhurat totale vjetore prej 145 milionë dollarësh) shkruan Kurt Badenhausen në Forbes.com,

Klasifikimi i Forbes, 14 “yjet” më të pasur të NBA:

1. Michael Jordan (Jordan) $130 milionë

2. LeBron James (Nike) $32 milionë

3. Kevin Durant (Nike) $26 milionë

4. Stephen Curry (Under Armour) $20 milionë

5. Kobe Bryant (Nike) $16 milionë

6. James Harden (Adidas) $14 milionë

7. Zion Williamson (Jordan) $13 milionë

8. Dwyane Wade (Li-Ning) $12 milionë

9. Russell Westbrook (Jordan) $12 milionë

10. Kyrie Irving (Nike) $11 milionë

11. Derrick Rose (Adidas) $11 milionë

12. Giannis Antetokounmpo (Nike) $10 milionë

13. Damian Lillard (Adidas) $10 milionë

14. Klay Thompson (Anta) $9 milionë

/Ora News.tv/