Meta takon Thaçin: Liberalizimi i vizave për Kosovën, mëse i merituar

Meta takon Thaçin: Liberalizimi i vizave për Kosovën, mëse

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.

Meta është shprehur i kënaqur për vizitën e Thaçit, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni.

“Shumë i kënaqur të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni”.

Më tej Presidenti shton se temë diskutimi në takimin e tyre ishte rritja e bashkëpunimit rajonal si domosdoshmëri për integrimin europian, ndërsa thekson se liberalizimi i vizave për Kosovën është i merituar.

“Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nënvizuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar”- shkruan Meta në Facebook.

EMISIONET