Meta: Marika Kallamata, humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë

Meta: Marika Kallamata, humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe

Presidenti, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores së njohur të teatrit dhe kinematografisë, Marika Kallamata.

Meta thotë se ndarja nga jeta e artistes është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

Ilir Meta: Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë. Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!

Homazhet për aktoren do të mbahen nesër, në ambientet e “ArTurbinës”, nga ora 11:00-13:00.

EMISIONET