Meta: Hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar, gati të bashkëpunoj më Aleancën

Meta: Hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar,

Në një kohë, kur artistë dhe aktivistë, mbështetur edhe nga opozita u derdhën sërish në shesh për të protestuar për shembjen e teatrit Kombëtar, Presidenti i Republikës foli për një hetim ndërkombëtar.

Ai shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar për kwtw me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, duke i ftuar ata të mos i përgjigjen dhunës me dhunë.

Për shembjen e godinës së teatrit Kombëtar duket se do të kërkohet një hetim ndërkombëtar.

Në një kohë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita nisën në shesh protestën, Presidenti i Republikës Ilir Meta shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar për një iniciativë të tillë

"Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën".

Por kreu i shtetit pati edhe një porosi për protestuesit

"Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë".

Më herët Presidenti u takua në Pallatin e Brigadave me ambasadorët e 4 vendeve të grupit të Vishegradit, të akredituar në Tiranë.

Kreu i shtetit i njohu Ambasadorët edhe me zhvillimet më të fundit politike në vend, duke shprehur shqetësimin se provokimet dhe acarimi i klimës politike nuk i shërbejnë avancimit të përspektivës evropiane të vendit.

Presidenti Meta falenderoi për asistencën që këto vende kanë premtuar dhe dhënë vendit tonë për të përballuar jo vetëm situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Por edhe për përkrahjen në drejtim të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit tonë.

EMISIONET