Meta dyshues: S'i trembem gotës së shampanjës, por të presim 18 tetorin

Cfarë do të bëjë presidenti nëse ngelemi në klasë më 18 tetor?

Meta nenvizoi se ka ende kohe qe me pergjegjesi maksimale te gjendet nje zgjidhje me qëllim që 18 tetori të jetë festë e madhe.  

Ilir Meta: Presidenti ka bërë cdo gjë që vendi ynë të kishte marrë celjen e negociatave me kohë dhe asnjë minutë të qëndronte pa Gjykatë Kushtetuese dhe do vazhdojë të bëjë më të mirën për ti shërbyer integrimit europian. Kam bërë përpjekjet që të mos ngelim në klasë në vjeshtë. Kam dëgjuar lajme pozitive, por unë jam dyshues. E dini që presidentin e keni nga vendi i rakisë nuk ka si ti trembet gotës së shampanjës, por do na duhet të presim 18 tetorin. Shqiptarët e Maqedonisë kanë një shprehje: "Mos bëni bajram me men" Ende kemi kohë që me përgjegjësi maksimale ta bëjmë një festë të vërtetë. Shpresoj të kem qenë i gabuar, por dhe askush nuk mund të më akuzojë se kam dhënë kontribut të madh.


EMISIONET