Ish-ambasadori, Aleksandër Arvizu, i është akorduar titulli i  lartë për “Merita të Veçanta Civile”.  Dekorata i është dhënë  nga presidenti Ilir Meta me motivacionin se  ka kontribuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe si dhe për mbështetjen në procesin e integrimit euro-atlantik të vendit. Ky moment mblodhi në një ceremoni personalitete të ndryshme të trupit diplomatik, ish-presidentë, politikanë dhe  përfaqësues te biznesit  e medias

Për  kontributin e tij  në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe si dhe  për mbështetjen në  procesin e  integrimit euro-atlantik të vendit, ish- diplomati amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu,  është dekoruar me titullin e lartë për “Merita të Veçanta Civile”.

Titulli iu akordua nga presidenti Ilir Meta, në një ceremoni  ku  të pranishëm ishin personalitete të ndryshme të trupit diplomatik, ish-presidentë, politikanë dhe  përfaqësues te biznesit  e medias.

Ilir Meta: Gjatë veprimtarisë së tij diplomatike si Ambasador në Shqipëri ai dha një kontribut të madh në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një moment i veçantë ishte vizita e Sekretares të Shtetit, Hillari Klinton dhe fjala e saj në Parlamentin Shqiptar për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Po kështu Ambasador Arvizu ka një meritë të veçantë për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit si dhe për ndihmën efikase në përparimin e reformave kyçe, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, por edhe reformën në drejtësi. 

Për reformën në drejtësi, që ka qenë kryefjala e viteve të fundit, do të theksoja në veçanti angazhimin e Tij jo shumë të dukshëm, por mjaft aktiv në detyrën e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit për çështjet e drejtësisë dhe të luftës kundër drogës. Ambasador Arvizu ka gjithashtu meritë të veçantë në mbështetjen e shoqërisë civile në Shqipëri me nismën mjaft të njohur “Act Now” me qëllim për të bashkuar zërin e qytetareve për të drejtat e tyre. 

Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara,  shprehu mirënjohjen   për vlerësimin nga ana e Presidentit Meta si edhe siguroi se do të vazhdojë të promovojë vlerat më të mira të Shqipërisë.

Tashme i zhveshur nga petku i diplomatit ai dha këtë mesazh.

Aleksandër Arvizu: Ishim në një tubim republikanesh, Presidenti Trump dhe njerëzit aty kishin veshur bluza dhe kapele. Në një bluze shkruhej  “Më mirë të jem rus sesa demokrat”. Nuk dua  ta demonizoj Rusinë, sepse ne e kemi partner. Por ka diçka që nuk shkon me dinamikat politike në vendin tim. 

Më mërzit kjo, por do punoi me amerikanët për të rritur aftësitë tona. Unë jam i sigurt se do e bëjmë, sepse e duam Amerikën.  E thashq këtë sepse duke pasur parasysh sfidat e Shqipërisë, sot jam shumë i bindur se dhe ju të gjithë bashkë mund t’ia dilni, mazhorancë-opozitë,  sepse ky është vend i mrekullueshëm. Nuk kam parë asnjë herë,  asnjë vend si ky.

Ish-ambasadori Arvizu, e mbylli fjalën e tij duke kërkuar  që të besojmë  tek Shtetet e Bashkuara, pasi siç tha ai, Shba beson tek Shqipëria.


/Ora News.tv/